
Kërkim, analizë dhe ekspertizë
për rrugë më të sigurta dhe transport të qëndrueshëm
Kush jemi ne?
Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport është një organizatë e përkushtuar në promovimin e sigurisë rrugore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të transportit në Kosovë dhe më gjerë. Instituti vepron përmes hulumtimeve shkencore, analizave profesionale, edukimit dhe bashkëpunimit institucional, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe përmirësimin e kulturës së trafikut.
Në fokusin tonë janë rritja e vetëdijes publike, avancimi i politikave të sigurisë rrugore dhe ofrimi i rekomandimeve të bazuara në të dhëna dhe praktika bashkëkohore. Përmes projekteve, trajnimeve, fushatave sensibilizuese, konferencave dhe forumeve profesionale, Instituti kontribuon në forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Fushat e Veprimit & Shërbimet
Analiza dhe
Ekspertiza të Aksidenteve
Hulumtime
dhe Studime
Trajnime
dhe Ndërtim Kapacitetesh


![[CITYPNG.COM]Classroom Training Black Icon PNG - 800x800.png](https://static.wixstatic.com/media/9b99da_32b5688069ec49fb823bbc685de18685~mv2.png/v1/fill/w_135,h_136,al_c,q_85,usm_0.66_1.00_0.01,enc_avif,quality_auto/9b99da_32b5688069ec49fb823bbc685de18685~mv2.png)
Konsulenca
për institucionet

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të kualifikuar dhe ekspertë me përvojë shumëvjeçare në fushën e sigurisë rrugore, transportit, inxhinierisë, edukimit dhe hulumtimit shkencor. Anëtarët e ekipit tonë sjellin njohuri të thelluara akademike dhe praktike, duke kombinuar ekspertizën teknike me një qasje moderne dhe analitike ndaj sfidave të sigurisë në trafik.

Partnerët





Konferencat
Konferencat organizohen dhe implementohen nga Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin Kosovar të Motorizimit (AMRKS) dhe Kolegjin Tempulli, duke siguruar një platformë të fuqishme për diskutime profesionale, shkëmbim të praktikave më të mira dhe promovim të masave konkrete për përmirësimin e sigurisë rrugore, edukimin dhe trajnimin profesional në vend dhe në rajon.




.avif)








